Flash

Berat, arrestohet 22-vjeçari, plagosi me thikë një person

Lapsi.al 29 August 2018
Berat, arrestohet 22-vjeçari, plagosi me thikë një person

Policia e Beratit ka arrestuar një 22-vjeçar pasi ka plagosur me thikë një tjetër të ri.

Në pranga është vënë Leonid Hoxha, i cili pas një konflikit goditi shtetasin D.D

"Leonid Hoxha, 22 vjeç, banues në lagjen “Çlirim”, Berat, (i dënuar më parë),  në lagjen “Uznovë”, pas një konflikti për motive të dobëta, goditi me mjet prerës (thikë) shtetasin D.D, 24 vjeç, banues në lagjen “Dëshmorët e Kombit", Berat, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI