Flash

Flet Edi Rama: Tifoz me Juven që 6 vjeç, të shkretët interistë shqiptarë...

Lapsi.al 28 August 2018
Flet Edi Rama: Tifoz me Juven që 6 vjeç, të shkretët

Kaloi jo pa bujë ai udhëtim i kryeministrit shqiptar nga plazhet e Vlorës në stadiumin e Torinos në krah të Cristiano Ronaldos. Kuptohet që për kreun e qeverisë shqiptare ishin angazhuar helikopterë qeveritarë dhe një çarter që e priste në Rinas.

LEXO EDHE: 

Kryeministri i të pasurve nuk mund të udhëtojë veçse me çarter

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat italiane për pasionin e tij për futbollin. Në një intervistë për televizionin TELENORD të Genovës, Rama ka dhënë një intervistë me telefon për emisionin “Derby di lunedi” i cili drejtohet nga Beppe Dossena, ish-trajner i kombëtares shqiptare. Për këtë shkak Rama bën edhe një batutë që në nisje të bisedës.

“Jemi miq tashmë të dy edhe sepse ti ke qenë trajner i kombëtares shqiptare për një kohë të shkurtër dhe pastaj erdhi Xhani, (De Biasi) dhe korri frytin e punës tënde... shaka!” – tha Rama, por e vërteta është që Dossena u largua në mënyrë të turpshme nga kombëtarja jonë pasi ndërpreu kontratën vetëm pas 6 muajsh dhe nuk ktheu as rrogat e marra paradhënie, citon lapsi.al.

LEXO EDHE:

Komenti/ A duhet të dorëhiqet Rama pas aventurës së Torinos

Janë të shumtë miqtë e tij të afërm që kanë konfirmuar se për shumë kohë kryeministri shqiptar ka bërë tifo për Interin, por tashmë ai këmbëngul se ka pasur në zemër Juventusin që kur ishte 6 vjeç.

“Ju e dini që përveç kombëtares, shqiptarët gjithmonë kanë bërë tifo për Italinë. Pastaj jemi të ndarë mes juventinëve dhe milanistëve... ka edhe interistë, por ata të shkretët po vuajnë paksa.

Juvja është një çështje besimi. Unë e ndjek që kur isha 6 vjeç dhe kur televizori ishte bardhezi dhe tashmë bardhezi është Juvja. Mendoj se rasti i Juves nuk është një çështje futbolli apo tifozerie. Juvja është një çështje se si bëhet skuadra dhe se si lufton skuadra. Është gjithmonë një frymëzim” – tha Rama për Telenord. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=PkzYBX7Hmmo

Të këshilluara

Tiranë, plagoset me armë 28-vjeçari

Nje 28-vjecar eshte plagosur me arme zjarri ne Tirane. Ne nje informacion paraprak per ngjarjen, policia thote se rreth orës 02:00, në rrugën “Tahsim Shehu”, në...

21:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI