Flash

Ambasada Amerikane apel gjykatësve: Kush është i ndershëm...

Lapsi.al 28 August 2018
Ambasada Amerikane apel gjykatësve: Kush është i ndershëm...

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një postim të rrallë në faqen e saj në Facebook. Si rrallë herë më parë selia diplomatike fton të gjithë gjykatësit e ndershëm që të aplikojnë për Këshillin e Lartë Gjyqësor, një institucion i ri i reformës në drejtësi.

“Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që vërtet i shërben interesave të qytetarëve të saj. Iu bëjmë thirrje gjykatësve të ndershëm, patriotë dhe me integritet nga gjykatat e apelit që të bëjnë përpara dhe t’i shërbejnë vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Bëhuni pjesë e të ardhmes së Shqipërisë!” – shkruan Ambasada Amerikane.

Po pse ky shqetësim i amerikanëve për këtë çështje? Fakt është që pas fazës së parë të vetingut ku u kaluan në sitë ata që kishin aplikuar për Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor një numër i konsiderueshëm nuk e justifikuan dot pasurinë apo kishin probleme me detyrën.

Me hapjen e aplikimeve për të zëvendësuar emrat e larguar, askush nga gjyqësori nuk aplikoi më. Duke parë se si u rrëzuan njëri pas tjetrit emra të njohur të sistemit të drejtësisë, të tjerët kanë menduar që të ruajnë pozicionin që kanë deri në kalimin e filtrit të Vetingut dhe nuk kanë shprehur interes për institucionet e reja të drejtësisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI