Flash

Shkolla 'Kosova' dhe kullat/ Dy fytyrat totalisht të kundërta të Erion Veliajt

Lapsi.al 28 August 2018
Shkolla 'Kosova' dhe kullat/ Dy fytyrat totalisht të

Ashtu si çdo ditë stafi i PR-it të Erion Veliajt shpërndan lajmet e gatshme pothuajse tek çdo media në vend. Sot ka qenë rradha e vizitës së tij në shkollën 9-vjecare ‘Kosova” e cila është në ndërtim e sipër. Vetë Veliaj, duke u munduar të reklamojë një tjetër arritje të tijën, tha se kjo shkollë ishte përcaktuar të bëhej pallat nga administrata Basha.

Kjo ishte një shkollë, e cila u prish në një mënyrë të paprecedentë. Bashkia e kaluar donte të ndërtonte pallat, por ne e kthyem në identitet, e bëmë sërish shkollë. Në fund të ditës nuk janë llafet e gam-gamet ajo që tregon çfarë vendimesh kemi marrë, por projektet që ngelen në fund. Projektet tregojnë se për çfarë parimesh qëndrojmë; nëse qëndrojmë për një qytet ku s’u ndërtua një shkollë, një kopsht e një çerdhe, apo nëse qëndrojmë për një qytet që do të trashëgojë nga kjo administratë një “pajë” të paprecedentë në infrastrukturën arsimore”, - tha Veliaj.

Por ajo që është ironike në gjithë këtë histori është fakti se po në këtë zonë pak metra më tutje, disa ditë më parë u shemb një shtëpia e vjetër e motrave të Mbretit Zog. Ndërtesa ishte ngjitur me Liceun dhe një rrugë makinash i ndan me shkollën ‘Kosova’. Shtëpia dykatëshe edhe pse me një arkitekturë të vjetër që i vlente ta ruaje, si pjesë e Tiranës së vjetër, u shemb nga makineritë e Bashkisë. Arsyeja e shembjes është fare e qartë, ndërtimi i një kulle.

Janë pikërisht këto dy standarde që ndjek Veliaj; nga njëra reklamon ndërtimin e një shkollë me krenari që nuk ndërtuan një kullë, por nga ana tjetër, pak metra më tutje shemb një vilë dykatëshe për të ndërtuar një kullë tjetër. E ndërsa ngjarja e inspektimit të punimeve te shkolla “Kosova” dhe fjalët magjike të lali Erit i sheh në çdo media, shembja e vilës për të ndërtuar kullë mundohet të fshihet, gjë cila po ndodh në të gjithë kryeqytetin, po ashtu si me Teatrin. Kjo është gjithë filozofia e tij në krye të bashkisë së Tiranës; reklamo atë çka e ka për detyrë kryetari bashkisë dhe fshih kullët dhe lejet klienteliste.

 

 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI