Flash

Ministri serb i Jashtëm Daçiç e quan triumf rishikimin e kufijve: Na ofrohet një mundësi historike

Lapsi.al 28 August 2018
Ministri serb i Jashtëm Daçiç e quan triumf rishikimin e

Ne optiken e ministrit të Jashtëm te Serbise, Ivica Daçiç, propozimi për rishikimin e kufijve me Kosovën, nje çështje qe ka ndezur një debat te gjere ne opinionin publik, e rikthen nga fillimi diskutimin për pavarësinë e Kosovës.

Keshtu raportojnë mediat serbe te ketë thëne për televizionin shtetëror në Beograd, Daçiç. E këtë situate, ministri e quan triumf të Serbisë.

“Ky është me të vërtetë një ndryshim dhe sukses historik dhe tani jemi sërish në fillim. Është një nga dëshmitë e prekshme se ne ishim në gjendje për të ndryshuar praktikisht pozicionin e betonizuar të vendeve Perëndimore për Kosovën. Kjo temë është diskutuar edhe më parë, por konsiderohej një çështje e mbyllur”.

Por Daçiç tashmë e ka të qartë se rishikimi i kufijve eshte mundësi që Serbia të mos dalë krejtësisht e humbur.

“Na ofrohet një mundësi historike për të marrë diçka për kombin dhe popullin tonë në veri të Kosovës. Nuk mund ta refuzojmë mundësinë, por më lejoni të them që ky është fillimi. Askush nuk na ofron mundësinë që Kosova të mbetet brenda kufijve të Serbisë”.

Ashtu si Presidenti Vuçiç, edhe kryediplomati serb Daçiç shpreh shqetësimin se zgjidhja që propozohet për çështjen e Kosovës mund të mos ketë mbështetjen e shumicës së serbëve në një referendum të mundshëm për këtë çështje. Presidenti Vuçiç ka deklaruar se në 9 Shtator do të vizitojë serbët e veriut të Kosovës, të cilëve do t’u parashtrojë edhe planin e tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI