Flash

AKU vijon aksionin, sekuestron mish nga kafshë të pakontrolluara

Lapsi.al 28 August 2018
AKU vijon aksionin, sekuestron mish nga kafshë të pakontrolluara

AKU ka vijuar aksionin e saj për sigurinë ushqimore. Trupa inspektuese e AKU ka sekuestruar mish nga kafshë të paregjistruara.

Ky mish sipas AKU tregtohej në dy subjekte në Divjakë dhe Berat.

Konkretisht, trupa inspektuese e AKU ka konstatuar:

a. 20.4 kg mish gjedhi dhe 7.6 kg mish qengji të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin me aktivitetet tregtim mishi " Arta Zaka"” në Divjakë

b. 16kg mish qengji të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “Restorant Ilir Sulaj” Berat

Për shkeljet e mësipërme ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 200.000 lekë, sekuestrim i 44 kg mish me destinacion asgjësimin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI