Flash

Arrestohet autori i dytë në Kuçovë, grabiti në bashkëpunim dyqanin e celularëve dhe plagosën punëtorin

Lapsi.al 28 August 2018
Arrestohet autori i dytë në Kuçovë, grabiti në

Policia e Kuçovës ka arrestuar autorin e dytë të dyshuar për grabitjen dhe plagosjen me thikë të një punëtori në një dyqan celularësh, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë.

Policia bën me dije se në pranga ka përfunduar 18-vjecari Arben Tabaku, pasi na bashkëpunim me Klaudio Naska, i arrestuar më herët kanë plagosur dhe grabitur në dyqanin në pronësi të shtetasit G.D në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë.

“Në vijim të ngjarjes së ndodhur në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë ku shtetasi Klaudio Naska (i arrestuar), në bashkëpunim me një shtetas tjetër të pa identifikuar pasi plagosën me thikë punëtorin e dyqanit, vodhën me dhunë 23 telefona celular dhe një Lap-Top, në dyqanin në pronësi të shtetasit G.D.

Pas një pune të mirëorganizuar dhe falë bashkëpunimit me qytetarët u bë e mundur identifikimi dhe ndalimi i shtetasit Arben Tabaku, 18 vjeç, banues në lagjen ‘’11 Shkurti’’, Kuçovë.

Materialet në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat”- thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI