Flash

I dogjën makinën, zbardhet dëshmia e nënkryetarit të bashkisë: Tentuan të më asgjësonin

Lapsi.al 27 August 2018
I dogjën makinën, zbardhet dëshmia e nënkryetarit të

Nënkryetari i Bashkisë Mallakastër, nuk e ka cileson thjesht nje aksident fakrin qe makina e tij u perfshi nga flaket mesnaten e se premtes. Pas denoncimit të bërë, ku automjeti i tij ishte parkuar para banesës dhe kryerjes së hetimeve paraprake, në reagimin zyrtar të Policisë së Mallakastrës thuhet se e gjitha mund të ketë qenë aksidentale.

Pas kësaj, vetë Serjanaj është befasuar nga pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë së një banese pranë shtëpisë së tij. Nga pamjet, Serjanaj që mban dhe postin e nënkryetarit të Partisë Demokratike për degën Mallakastër, vërejti se në fakt makina ishte djegur nga dy persona. Siç edhe shihet në pamje, gjithçka ka ndodhur rreth orës 01:45 të datës 24 gusht.

“Duket qartë se është një zjarrvënie e qëllimshme. Kjo duket qartë sepse ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së një banese pranë shtëpisë sime”, shprehet 36-vjeçari. Serjanaj ngre dyshime se Policia ka pasur për qëllim të fshehë apo mbulojë ngjarjen kriminale. “Rreth 10 orë pas ngjarjes kam shkuar në Polici për të dhënë deklarimet. Kur janë shuar flakët ka qenë i pranishëm edhe shefi i Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër dhe ai më ka thënë se është më mirë ta nxjerrim aksidentale, se është më mirë dhe për ju, edhe për ne. Unë i thashë se dua të dalë e vërteta. Më pas ka ardhur nëndrejtori i Policisë së Qarkut Fier, pa u kryer ende takimet e kortezisë, ka ndërhyrë shefi i Krimeve dhe i ka thënë se ishte aksidentale, se kishin parë edhe videot e kamerave të sigurisë dhe ngjarja ishte aksidentale. Në 06:00 të mëngjesit, Policia dhe media e kanë raportuar ngjarjen se dyshohej se ishte aksidentale, pa u kryer ende ekspertiza”, shprehet Serjanaj, duke ngritur dyshime se Policia ka pasur për qëllim të fshehë të vërtetën e kësaj ngjarjeje.

Sipas tij, ngjarja nuk është thjesht një zjarrvënie, por tentativë për asgjësimin e tij. “Dhoma e gjumit ndodhet vetëm 2 metra larg vendit ku ishte parkuar makina, mdaj kjo nuk është një tentativë vetëm për djegien e makinës, por edhe për asgjësimin tim”, thekson 36-vjeçari.

Nënkryetari i PD-së shton se nuk e di se cilët mund të jenë autorët apo porositësi i zjarrvënies së qëllimshme që shkaktoi djegien e automjetit të tij, por, sipas tij, gjithçka mund të lidhet me detyrën. “Nuk kam konflikte personale, por për shkak të detyrës mund të jenë krijuar konflikte. Kjo, pasi kanë qenë të shumta rastet e konflikteve gjatë ushtrimit të detyrës, lidhur me ndërtimet pa leje, lirimin e hapësirave publike, lirimin e rrugëve, etj.”, nënvizon zv.kryetari i Bashkisë Mallakastër.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI