Flash

Lubonja: Vendimi i Ramës për emigrantët, njësoj si ai për të ndjekur ndeshjen Juventus-Lazio

Lapsi.al 27 August 2018
Lubonja: Vendimi i Ramës për emigrantët, njësoj si ai

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar nga studio e News24 në rubrikën “Opinion” zhvillimet e fundit në vend dhe vendimin e kryeministrit Edi Rama për një marrë emigrantë nga Italia.

Ai tha se ky është një vendim i papjekur duke shpjeguar se Shqipëria nuk ka kushte si një vend jo i BE-së. Lubonja tha se vetë Shqipëria ka numrin më të madh të emigrantëve në Europë.

“Vendimi për emigrantët një vendim ‘alla ama’, i papjekur. Mund ta krahasoj me vendimin për të ndjekur ndeshjen Juventus-Lazio, mori një helikopter, pastaj një charter. Është i njëjti stil. Shqipëria nuk është brenda BE-së dhe nuk ka kushte. Ka numrin më të madh të emigrantëve. Emigranti kur mendohet që do vijë në një vend, mendohet që ai vend ka kapacitetit, që do integrohet”, tha Lubonja.

Ai theksoi se Rama po kërkon të manipulojë ndërkombëtarët që të nënshtrojë shqiptarë.

“Qëllimi politik i Salvinit që e instrumentalizon këtë betejë është se ishte kalë beteje i tij, e para Italia. Ndërsa këtu kemi një instrumentalizim dhe instrumentalizimi është që manipulon ndërkombëtarët që të nënshtrosh shqiptarët. Sepse do t’i krijosh të huajve idenë se këtu është një gjendje tjetër dhe shqiptarëve tu shpëlash trutë. Nuk kemi nevojë për një njeri që reklamon dhe thotë se ka bërë gjëra që nuk i ka bërë”, tha Lubonja duke komentuar protagonizmin e kryeministri.

Ai tha se Italia ka një plan për të dalë nga Europa dhe se Shqipëria me këtë vendim të Rama po i shkon përshtat planit B.

“Italia ka një plan B për të dalë nga Europa. Tani ti që ke aq shumë nevojë për Europën, i shkon përshtat këtij plani. Italia ka një plan, Salvini thotë ‘Europa fa schiffo’. Një nga qëllimet e atij ministri është gjetja e vendeve partnere jashtë Europës”, deklaroi analisti Lubonja

Për sa i përket çështjes së kufijve, Lubonja tha se liderët e Serbisë e Kosovës , kanë një mbështetje.

“Po ajo që më shqetëson mua është nga erdhi kjo mbështetje, mbi ç’ide erdhi kjo mbështetje. Shkuarja e shteteve etnikisht të pastra është një regres”, theksoi Lubonja.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI