Flash

Shqipëri-Kosovë, në nëntor mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Pejë

Lapsi.al 27 August 2018
Shqipëri-Kosovë, në nëntor mbledhja e përbashkët e

Mbledhja e pestë e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, do të zhvillohet në nëntor të këtij viti në Pejë. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit informal të kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që u zhvillua sot në Durrës.

Kryeministri Haradinaj në fjalën e tij theksoi se “ashtu si kemi rënë dakord me kryeministrin Rama, në gjysmën e dytë të nëntorit do të kemi takimin e përbashkët të dy qeverive në Pejë dhe besoj se do t’i finalizojmë të gjitha procedurat e mbetura, si heqjen e burokracive doganore që vonojnë qytetarët, por sjellin pengesa edhe për ekonominë dhe sipërmarrësit”.

Sipas tij, marrëdhënia ekonomike mes Kosovës dhe Shqipërisë do të përparojë në nivelin e duhur.

Kjo do të jetë mbledhja e pestë që zhvillohet mes dy qeverive pas të parës historike në Prizren më 11 janar 2014, të dytës në Tiranë më 23 mars 2015, të tretës më 3 qershor 2016 në Prishtinë dhe të katërtës më 27 nëntor 2017 në Korçë.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI