Flash

FOTO/ Ky është Amarildo Çalameni, 21 vjeçari që përplasi për vdekje dy kushërinjtë

Lapsi.al 27 August 2018
FOTO/ Ky është Amarildo Çalameni, 21 vjeçari që

Personi që shikoni në foto është Amarildo Çalameni, 21-vjeçari që aksidentoi për vdekje dy kushërinjtë Dogani. Amarildo, me origjinë nga fshati Arapaj ku ndodhi aksidenti i rëndë, humbi kontrollin e makinës “Volkswagen” për shkak të shpejtësisë së lartë, dhe përplasi djemtë e xhaxhallarëve pasi mjeti nga rruga.

Përplasja nga makina ishte fatale për kushërinjtë. Festim Dogani dhe Amarildo Dogani humbën jetën në vend. Ndërsa i plagosur mbeti kushëriri tjetër i tyre, fatmirësisht jashtë rrezikut. Ai shpjegoi sot për gazetarët se si rrodhi ngjarja.

“Pimë kafe dhe dolëm përjashta po rrinim, në muhabet e sipër dëgjoj një zhurmë frenimi shumë të madhe, kur pas çohet një nga këta çunat e xhaxhallarëve ikën i pari, kur ikën i dyti më kap cepi i makinës, më plas në mur te një shkallë atje. Këta çunat e xhaxhallarëve i pashë që makina i përplasi matanë”, thotë i plagosuri.

Drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja pas aksidentit, por u arrestua disa minuta më vonë nga Policia e Fierit. 21-vjeçari Amarildo Çalameni rezulton të jetë shofer problematik. Sipas të dhënave që siguroi tvklan.al një ditë më parë, Amarildo Çalameni 21 vjeç është gjobitur disa herë për shkelje të ndryshme administrative.

Ai është ndëshkuar 10 herë me gjobë, konkretisht: brenda vitit 2018 ka marrë 3 masa për parakalime të gabuara, 2 masa për përdorim celulari, 1 masë administrative për tejkalim shpejtësie me pezullim të lejes së drejtimit në vitin 2017, dhe një masë për mungesë kontrolli teknik./tvklan.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI