Flash

PD: Nuk ka marrëveshje të fshehtë me PS për reformën zgjedhore

Lapsi.al 27 August 2018
PD: Nuk ka marrëveshje të fshehtë me PS për reformën

Partia Demokratike ka hedhur poshtë lajmet për arritjen e një marrëveshje me socialistët për reformën zgjedhore.

“Nuk ka asnjë marrëveshje PD-PS për sistemin zgjedhor, as te fshehte dhe as te hapur. Aq më pak sistemi zgjedhor është në diskutim për çështjen e votës së emigranteve” – shkruan bashkëkryetari i komisionit për këtë reformë, Oerd Bylykbashi.

“Sistemet zgjedhore vendosen për të garantuar përfaqësim politik dhe efikasitet në qeverisje dhe jo për të zgjidhur çështje specifike. Vota e emigranteve do t'i përshtatet sistemit zgjedhor ‎që do të jetë në fuqi në zgjedhjet përkatëse. E vetmja dakordësi publike në tryeza të hapura është që çështja e votës së emigrantëve është çështje që u takon zgjedhjeve të përgjithshme dhe jo atyre vendore dhe se diskutimi për sistemin zgjedhor në Komisionin e Reformës Zgjedhore do të behet pasi të përmbyllen çështjet që prekin zgjedhjet vendore të vitit 2019” – shkruan Bylykbashi.

“As shashkat per sistemin zgjedhor dhe as ato per voten e emigranteve nuk mund te sherbejne si kamerdare shpetimi per nje qeveri ku qytetari nuk ndan dot kush eshte politikani dhe kush eshte krimineli. Nje qeveri narkosish, qe qeveris e ulur ne pakot e droges dhe eurot qe ajo prodhon, duhet qeruar sepse perben rrezik kombetar! Pa kete, cdo reforme zgjedhore mbetet thjesht ne leter sepse nuk garanton dot zgjedhje qe nuk blihen e nuk dhunohen, pra nuk i ben fajde as shqiptareve ne Shqiperi dhe as atyre ne emigracion!” – thotë deputeti i PD-së.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI