Flash

Përgjimi, reagon Denar Biba: Kërkoni bisedën e plotë, metafora e trenit është ndryshe

Lapsi.al 28 August 2018
Përgjimi, reagon Denar Biba: Kërkoni bisedën e plotë,

Në një prononcim për Ora News, nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba pranon se bisedën e përgjuar audio mes tij dhe 'mikut", Ledi Bianku, gjyqtar shqiptar në Gjykatën e Strasburgut në vitin 2014 kur ai ishte pjesë e delegacionit të kryesuar nga zv/ kryeministri, atëherë Niko Peleshi.

Denar Biba per Ora News: Ska nevoje te beni dedektivin me mua. Une e kam takuar mikun tim Ledi Bianku, nder te tjera edhe ne viziten zyrtare prane GJEDNJ, ku isha pjese e delegacionit te kryesuar nga ish zv kryeministri i kohes.

Më tej ai kërkon të sqarojë se metafora e trenit nuk është ashtu siç është intepretuar si shantazh ndaj gjyqtarit që ky i fundit të bllokojë çështjet e pronave në Strasburg

Denar Biba per Ora News: Metafora e trenit ishte ne pergjigje te pyetjes qe Bianku me beri mua se “perse pranova detyren e kryetarit te KPP”, duke qenë se ishte në dijeni të aspirates sime për Gjykaten Kushtetuese. Ja kaq e thjeshte eshte. Mjaft te degjoni biseden e plote, dhe do ta kuptoni qe “sakrifica” e perfolur ishte e imja dhe s’kishte asnje lidhje me z.Bianku. Isha une qe pranova nje detyre qe nuk e doja.

Më tej Biba thote: Kërkoni bisedën e plotë! E keni për detyrë.

Sipas Exit.al e cila publikoi përgjimin e bisedës së bërë në një ambient publik Biba shprehet se atë e ka dërguar Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, për t’i kërkuar Biankut të ndihmojë qeverinë, duke nënkuptuar se ndihma do shpërblehet, kurse e kundërta do ta lërë Biankun pa hapësirë ne sistemin e drejtësisë se vendit pas mbarimit të mandatit në Strasburg.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI