Flash

Çështjet “Biba” dhe “Bego”/ A po luan “blofin” me hetimet prokuroria?

Lapsi.al 28 August 2018
Çështjet “Biba” dhe “Bego”/ A po luan

Pas bërjes publik të një audiopërgjimi ku Denar Biba, zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare i dërguar në Strasburg për të shantazhuar gjyqtarin përfaqësues të Shqipërisë për të mbyllur problemin e pronave në këtë gjykatë kanë qenë të shumta reagimet. I pari ishte ai kreut të PD-së Lulzim Basha që kërkoi nga Prokuroria Shqiptare nisjen e hetimeve për nënkryetarin e KQZ-së Denar Biba dhe shefin e kabinetit të Ramës, Ëngjëll Agaçi.

“Sot prokuroria duhet të kish nisur menjëherë procedimin penal ndaj Engjëll Agaçit dhe Denar Bibës për shantazh ndaj gjyqtarit shqiptar në Gjykatën e Strasburgut. Sot një hap i tillë duhej të ishte njoftuar publikisht, por kjo nuk ndodh dhe nuk ka për të ndodhur sa kohë kemi një Prokurori të kapur nga Edi Rama dhe njerëzit e tij të lidhur kokë e këmbë me krimin” – tha Basha.

Kur nuk ishte mbushur një orë nga kjo deklaratë e Bashës në disa TV të formatit “24 orë lajme” nisi të qarkullojë me titra se organi i akzuës kishte nisur hetimet për çështjen. Por njoftim zyrtar nuk pati. Lapsi.al u interesua pranë Prokurorisë, por askush nuk e konfirmoi zyrtarisht duke shtuar se “as nuk e mohojmë”.

Kjo lojë “as kështu, as ashtu” u luajt edhe në rastin e biznesmenit Edmond Bego. Vetëm pasi Partia Demokratike doli një javë rresht për të kërkuar nisjen e hetimeve për mënyrën se si i dënuari në Itali si anëtar i bandës së Aldo Bares kishte marrë tenderat me para publike në disa media u shpërnda lajmi se “prokuroria kishte nisur verifikimet”. Sërish nuk pati një njoftim zyrtar.

Ndoshta ndodh vetëm në Shqipëri që prokuroria të nisë hetimet apo “verifikimet” dhe të mos ketë një qëndrim zyrtar për çështje sensitive. Burime nga organi i akuzës thanë se kjo është një “lojë me dy porta” që po luhet tashmë në këtë institucion nën drejtimin e Arta Markut. Fillimisht hapet lajmi në disa media se kanë nisur hetimet. Nëse çështja bëhet serioze ajo regjistrohet dhe caktohet edhe prokurori që do ta ndjekë. Nëse çështja harrohet, harrohen edhe hetimet. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tiranë, plagoset me armë 28-vjeçari

Nje 28-vjecar eshte plagosur me arme zjarri ne Tirane. Ne nje informacion paraprak per ngjarjen, policia thote se rreth orës 02:00, në rrugën “Tahsim Shehu”, në...

21:05

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI