Flash

Shkodër, dajë e nip dalin nga shtëpia në darkë, 6 ditë të zhdukur

Lapsi.al 29 August 2018
Shkodër, dajë e nip dalin nga shtëpia në darkë, 6

Dajë e nip nga Shkodra rezultojnë të zhdukur prej 6 ditësh. Kanë qenë bashkëshortet e Agron Mollës, 47 vjeç, banor i fshatit Dobraç të Shkodrës dhe e Gëzim Hysajt, 56 vjeç banor i fshatit Myselim në Postrribë të Shkodrës që kanë bërë denoncimin në polici.

Dajë e nip rezultojnë të zhdukur prej mbrëmjes së 23 gushtit, ndërsa denoncimi për ta në polici është bërë më 24 gusht.

Bashkëshortja e Gëzim Hysajt i kërkon policisë dhe medias ta ndihmojnë për të gjetur bashkëshortin e saj, të cilin nuk e ka parë që prej orës 20:20 të së enjtes së 23 gushtit

 " Në orën 20:20 burri im doli nga shtëpia për të takuar një shok në qytet. Që prej asaj dite nuk kemi asnjë të dhënë tjetër. Nga sa kam kontaktuar me familjen e nipit të tij, ky i fundit ka dalë nga shtëpia në orën 21:30 pasi e kishte kërkuar dikush. Më pas asgjë," tregon bashkëshortja Saimira Hysaj.

Agron Molla ka dalë nga banesa në orën 21:30 pikërisht në momentin kur telefoni i dajës është mbyllur.

"Atë ditë deri në orën 21:30 telefoni i bashkëshortit ka qenë i hapur dhe më pas është mbyllur. Nuk dimë të ketë pasur konflikte. Shkonte në Shkodër të punonte si çdo njeri tjetër" tregon ajo.

Gëzim Hysaj është babai i katër fëmijëve ndërsa Agron Mollaj është babai i tre fëmijëve.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI