Flash

Audio përgjimi Biba-Bianku/ PD vazhdon me akuzat: Gjyqtari i Strasburgut rrëzoi justifikimin e Ramës

Lapsi.al 29 August 2018
Audio përgjimi Biba-Bianku/ PD vazhdon me akuzat: Gjyqtari i Strasburgut

Partia Demokratike ka vijuar sot akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama si ideator i shantazhit ndaj gjykatësit të Strasburgut Ledi Bianku për çështjet e pronave.

Një ditë pas daljes së audiopërgjimit mes Denar Bibës dhe gjykatësit Ledi Bianku, këshilltari ligjor në Partinë Demokratike Gazment Bardhi tha sot para mediave se gjyqtari i Strasburgut rrëzoi justifikimin e Denar Bibës dhe Edi Ramës, duke e denoncuar shantazhin tek kreu i Gjykatës.

Bardhi theksoi se heshtja e Edi Ramës, është prova se ai është ideatori i kërcënimit të gjykatësit të Strasburgut. Sipas tij, gjyqtari shqiptar në Strasburg ka konfirmuar se në përputhje me detyrimet e tij etike dhe ligjore, pas takimit me Denar Bibën, ka informuar Kryetarin e atëhershëm të Gjykatës së Strasburgut, duke e cilësuar mesazhin e të dërguarit të qeverisë si ndikim të papërshtatshëm.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI