Flash

PS i beson Reformën zgjedhore ish-deputetit të PD-së

Lapsi.al 29 August 2018
PS i beson Reformën zgjedhore ish-deputetit të PD-së

Burime pranë Ambasadës gjermane në Tiranë zbardhin për Report Tv emrat e ekspertëve që po shkruajnë draftet për reformën zgjedhore.

Burimi thekson se dy ekspertët janë Ilir Rusmajli, propozuar nga PD, dhe Viktor Gumi, propozuar nga PS. Emri i Gumit tërheq vëmendjen, pasi ka qenë deputet i PD në legjislaturën 2009-13, ndërsa më pas u përjashtua nga listat e selisë blu.

Viktor Gumi ka qenë mes anëtarëve të PD-së në Komisionin e Ligjeve të ndëshkuar nga Sali Berisha për një nen të ligjit të përgjimeve. Ata e rrëzuan këtë nen, pasi shumëfishohej me 29 herë mundësia e përgjimeve të qytetarëve. Gumi asokohe sqaroi se pas këtij veprimi të tyre, Berisha i përjashtoi nga kandidimi për zgjedhjet e 23 qershorit të 2013 deputetët demokratë të Komisionit të Ligjeve.

“Komisioni i Ligjeve evidentoi se në këtë ligj shumë sensitiv nuk ka rregulla loje dhe për sa kohë ato mungojnë, pashmangshmërisht abuzimi është evident. Projektligji i paraqitur në atë kohë për mendimin e Komisionit të Ligjeve shkonte në drejtimin e kundërt.

Ligji për përgjimin parandalues nuk përcakton kategorinë e veprave penale për të cilat ai lejohet. Ligji për përgjimin e telekomunikimeve, përderisa nuk liston kategorinë e veprave penale për të cilat kryhet, lejon këdo dhe në çdo kohë të jetë subjekt i këtij përgjimi.

Kjo është një praktikë unike në Europë dhe në thyerje të çdo standardi të kërkuar nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut. (Vendim i Gjykatës së Strasburgut Kennedy v UK).

Në kontrast të thellë me ligjin tonë, p.sh. në ligjin gjerman vetëm një nen për këtë gjë është dy faqe e gjysmë i gjatë. Ligji nuk përcakton kategorinë e personave që i nënshtrohen këtij përgjimi.

Edhe në këtë aspekt eksperienca jonë është unikale”, thoshte në 2014 gjatë prononcimit për mediat Viktor Gumi.

Ndërkohë që Reforma Zgjedhore prej kohësh ndodhet në ngërç, pasi palët nuk kanë arritur marrëveshje për disa çështje, mes tyre votimin e emigrantëve dhe kërkesën e opozitës për votimin dhe numërim elektronik.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI