Flash

Vuçiç: Beogradi dhe Prishtina nuk janë as afër arritjes së marrëveshjes

Lapsi.al 24 August 2018
Vuçiç: Beogradi dhe Prishtina nuk janë as afër arritjes

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se Beogradi dhe Prishtina nuk janë fare afër arritjes së marrëveshjes. Sidoqoftë, ai është zotuar se do t’i informojë qytetarët në Serbi nëse marrëveshja arrihet duke e prezantuar atë para opinionit.

“Është shumë vështirë të arrijmë çfarëdo marrëveshje. Nuk jemi afër, nuk ka marrëveshje. Se a jemi afër zgjidhjes, nuk jemi, jemi mjaftë larg saj. Por, nëse arrijmë një marrëveshje të tillë, unë do t’i informojë qytetarët,” tha Vuçiç.

I pyetur nga gazetarët nëse përfaqësuesit shqiptarë nga komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë do të shkojnë në Tiranë për bisedime, Vuçiç tha se nuk ka frikë nga bisedimet e tilla, për siç i ka quajtur ai, dëshirat e disave të cilat nuk janë të reja.

"Le t’i presim rezultatet dhe kështu mund të shohim se kush çka ka fituar, e kush çka ka humbur. Në marrëveshjen eventuale me shqiptarët, duhet ta dimë që të gjithë do të humbim ngapak,”-tha Vuçiç.

Ai tha se ditët në vijim do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI