Flash

Tregtonte mish me vulë false, AKU mbyll aktivitetin në Librazhd, 2 mln lekë gjobë pronarit

Lapsi.al 24 August 2018
Tregtonte mish me vulë false, AKU mbyll aktivitetin në Librazhd, 2 mln

AKU ka evidentuar një subjekt i cili tregtonte mish pa vulë dhe certifikatë veterinare. Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Elbasan gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin “Florian Roci” me aktivitet specifik “Tregtim mishi” konstatoi 71 kg mish i cili kishte prejardhje nga kafshë të paregjistruara, të paidentifikuara, si dhe pa iu nënshtruar asnjë kontrolli të domosdoshëm veterinar para dhe pas therjes.

Për të tejkaluar kontrollet e mundshme të AKU-së, ky subjekt kishte falsifikuar vulën veterinare. Nga verifikimet e kryera u konfirmua pa ekuivok falsifikimi i vulës në karkasën e misht, konturet e të cilës nuk kishin asnjë element të vlefshëm dallues.

Për sa më sipër ndaj subjektit me nipt L53402215L u mor masë administrative gjobë 200.000 lekë, bllokim i menjëhershëm i aktivitetit si dhe konfiskim i 71 kg mish deri në asgjësim. Gjithashtu u denoncua në organet ligj zbatuese për veprën penale të falsifikimit si dhe tregtimit të produkteve ushqimore të rrezikshme.

Ky subjekt është konstatuar edhe më parë me shkelje të ngjashme dhe për rrjedhojë është dënuar administrativisht si dhe referuar në organin e ndjekjes penale.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, siguron se është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore.

Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI