Flash

Aksident i rëndë në Ksamil, çifti italian me motor përplaset me një makinë, vdes gruaja, plagoset burri

Lapsi.al 24 August 2018
Aksident i rëndë në Ksamil, çifti italian me motor

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak para mesditës në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, pranë vendit të njohur si ‘Hidrovori’.

Një makinë është përplasur me një motor dhe për pasojë ka humbur jetën një grua.

Mësohet se një çift italian që udhëtonte me motor është përplasur me një automjet dhe gruaja ka gjetur vdekjen në vend ndërsa burri është trasnportuar në spital në gjendje të rëndë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të aksidentit.

Informacion paraprak

Më datë 24.08.2018, rreth orës 11:00, në aksin rrugor "Sarandë - Butrint" në fund të Kanalit të Çukës ka ndodhur një aksident midis një automjeti dhe motori, me pasojë vdekjen e një personi.

Konkretisht në zonën e Hidrovorit, automjeti tip Ford me targa AA 609 UD është përplasur me një motoçikletë tip Piaggio me targa AL 429, ku si pasojë ka humbur jetën një shtetase italiane (pasagjeria e motorit) dhe është plagosur rëndë drejtuesi i këtij motori, të dy shtetas italian me banim në Genova, Itali.

I dëmtuari ndodhet në Urgjencën e Spitalit të Sarandës.

Po punohet për gjeneralitetet e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI