Flash

Dhunuan policinë, pranga 4 grabitësve shqiptarë në Itali

Lapsi.al 24 August 2018
Dhunuan policinë, pranga 4 grabitësve shqiptarë në Itali

Policia italiane ka shkatërrua një bandë shqiptarësh në fushën e grabitjeve. Operacioni është zhvilluar gjatë mbrëmjes së djeshme nga agjentët e policisë së Casertës.

Siç raportojnë mediat italiane bëhet fjalë për Meritan Tasha, 22 vjeç, Kostandin Cera, 34 vjeç, Adem Bodini, 27 vjeç, të gjithë të paligjshëm në territorin italian, dhe Daci Mensur, 32 vjeç.

Mbi 4 të arrestuarit rëndon akuza e grabitjes, rezistencës ndaj një oficeri policie dhe tentativa e vrasjes. Fillimisht mësohet se  policia vuri re katër shqiptarët brenda një makine, të cilët po ecnin në mënyrë të ngadalësuar pranë shtëpive private.

Sjellja e tyre e dyshimtë  tërhoqi menjëherë vëmendjen e agjentëve të policisë, të cilët arritën të gjenin makinën dhe e ndoqën me distancë të largët. Ndërhyrja e policisë nuk u prit mirë nga katër shqiptarët të cilët arritën edhe të godisnin agjentët e policisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI