Flash

Tabela/ Cilët qarqe rrezikohen më shumë nga zjarret

Lapsi.al 23 August 2018
Tabela/ Cilët qarqe rrezikohen më shumë nga zjarret

Ditët e fundit, disa vatra zjarri ka pasur në qytete të ndryshme, duke nisur nga Tirana, si në banesa e objekte ashtu edhe në sipërfaqe pyjore. Më i fundit ishte zjarri në pyllin e Semanit që angazhoi një numër të madh mjetesh e njerëzish për vënien nën kontroll të flakëve.

Por si paraqitet situata sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit?

IGJEUM njofton se janë katër qarqet më të rrezikuara nga zjarret: Fieri, Shkodra, Tirana dhe Lezha.

Po kështu IGJEUM njofton edhe për situatën meteorologjike duke treguar se gjatë ditës së nesërme mund të ketë reshje në disa zona të vendit.

ZJARRET NË PYJE

Sot (e enjte, dt.23) dhe nesër (e premte, dt.24) pritet nivel “I MODERUAR” rreziku në të gjithë qarqet e vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ndërmjet qarqeve me nivel “I MODERUAR”, qarqet Fier, Shkodër, Tiranë dhe Lezhë pritet të kenë rrezik më të lartë krahasuar me qarqet e tjerë.

PARASHIKIMI METEO

RESHJET

Sot pasdite (e enjte, dt.23) dhe nesër (e premte, dt.24) priten reshje të dobëta në qarkun Kukës. Në qarqet Dibër dhe Korçë priten reshje lokalisht të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të vogla të qarqeve mund të ketë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT

Nesër (e premte, dt.24) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 31 °C

në vendet e ulëta: 19 / 33 °C

në vendet malore: 13 / 29 °C

ERA

Sot pasdite (e enjte, dt.23) dhe nesër (e premte, dt.24) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e pasdites.

Të këshilluara

Dollari rënie të fortë ndaj lekut

Pas lëkundjeve të Euros është radha e Dollarit amerikan që humb terren përballë Lekut në tregun vendas. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, 1 Dollar është këm...

22:53

Durrës/ Shpërthen në flakë banesa

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 2. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Burime nga p...

21:50

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI