Flash

Drama e 7-vjeçares me asmë dhe pa aparat frymëmarrjeje/ Familjes i prenë dritat se nuk i paguante dot

Lapsi.al 22 August 2018
Drama e 7-vjeçares me asmë dhe pa aparat frymëmarrjeje/

Një 7 vjeçare në fshatin Lekaj të Lushnjes me astmë kronikë jeton prej 10 ditësh me pamundësinë për tu furnizuar normalisht me oksigjen pasi në familjen e Stela Dervishit mungon energjia elektrike. Për një jetë normale vajza ka nevojë për përdorimin e aparaturës së frymëmarrjes disa herë në ditë, por familja Dervishi që jeton në skamje nuk ka mundësi financiare të paguajë debitin e energjisë.

Stela Dervishi, 7 vjeçe nga fshati Lekaj i Lushnjes e ka të vështirë të marrë frymë normalisht pa ndihmën e një aparati pasi vuan nga astma kronike. Për një jetë normale ajo ka nevojë të përdorë disa herë në ditë pompën elektrike që e ndihmon në furnizimin me oksigjen.

Por prej 10 ditësh, Stela nuk e ka vënë asnjë herë në punë aparaturën, pasi shtëpisë së familjes Dervishi i mungon energjia elektrike. prindërit e 7 vjecares nuk kanë pasur mundësinë ta paguajnë.

Gazetari: Po pompën pse nuk e bën sot?

Stela Dervishi: Pompën do ta bëj, por nuk kam drita

Gazetari: Nuk keni drita, po pse?

Stela Dervishi: Nuk vjen ai xhaxhi që ti lidhi

Gazetari: Po pse nuk i lidh ai xhaxhi?

Stela Dervishi: Nuk kemi paguar lekët

Skamja është ulur këmbëkryq në këtë familje, por përkeqësimi i gjendjes së 7-vjeçares është shqetësimi kryesor për tre anëtarët e tjerë.

Tefta Dervishi, nëna e Stelës thotë se e kanë të pamundur të paguajnë detyrimet financiare për energjinë elektrike. Por apeli është i fortë! Ajo kërkon vetëm një llampë dhe një prizë për të vënë në punë aparaturën që i jep frymë vajzës 7 vjecare.

Tefta Dervishi: Kam 10 muaj pa paguar dhe nuk kam mundësi ti paguaj. I lutem shtetit të më ndihmojë, të paktën të kem një llambë dhe ti vendos pompën vajzës që të marrë frymë, sepse nuk merr dot frymë po nuk pati pompën atje.

Familja me 4 anëtarë jeton mes vështirësive të mëdha në këtë banesë thuajse të rrënuar në Lekas të Lushnjes, por thonë se kurrë nuk kanë marrë asnjë ndihmë pavarësisht varfërisë ekstreme që i ka shoqëruar gjatë gjithë jetës. /Ora News

https://youtu.be/hF5ZBfZ6v80

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI