Flash

(FOTO) Masakra me 3 të vdekur në gjyq në Itali, 1.5 milion euro dëmshpërblim për shqiptarët

Lapsi.al 22 August 2018
(FOTO) Masakra me 3 të vdekur në gjyq në Itali, 1.5 milion euro

Ministria italiane e Drejtësisë do të dëmshpërblejë me 1.5 milion euro të afërmit e viktimave të masakrës së ndodhur në Gjykatën e Reggio Emilia më 17 tetor 2007.

Vendimi është konfirmuar nga Gjykata Supreme në Itali, që e ka cilësuar ministrinë përgjegjëse për mungesën e sigurisë në sallën e gjyqit.

Më 17 tetor të 11 viteve më parë, Çlirim Fejzo asokohe 40 vjeç, u paraqit në sallën e gjyqit për seancën e ndarjes nga bashkëshortja e tij i armatosur me një pistoletë. Ai ekzekutoi gruan e tij Vjosa 37 vjeçe, kunatin Arjan Demcolli, i cili u përpoq ta çarmatoste si dhe plagosi avokaten e gruas Giovanna Fava. Më pas, u qëllua për vdekje nga një efektiv policie i pranishëm në sallën e gjyqit.

Gjykata Supreme në Itali hodhi poshtë një ditë më parë apelimin e shtetit italian dhe vendosi që ministria duhet të dëmshpërblejë familjen shqiptare, raporton ANSA.

sje

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI