Flash

Francë/ Shqiptari vret një person dhe plagos tjetrin me thikë

Lapsi.al 22 August 2018
Francë/ Shqiptari vret një person dhe plagos tjetrin me thikë

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur pasi janë qëlluar me thikë nga një shqiptar në Francë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në La Roche-sur-Yon të Francës.

Mediat vendase raportojnë se mes tyre ka pasur fillimisht një sherr, para se shqiptari t’i qëllonte me thikë.

Njëri prej tyre vdiq në vend, kurse personi i dytë ndodhet në spital në gjendje të rëndë me plagë në fyt dhe në bark. Bëhet me dije se mes autorit dhe viktimës ka pasur konflikt prej më shumë se një viti për shitjen e një makine.

Vrasja ndodhi në një rrugicë përpara disa dëshmitarëve. Pasi qëlloi me thikë të dy personat, shqiptari u largua nga vendngjarja, por u arrestua disa minuta më vonë në qendër të qytetit. Ai është marrë në pyetje në prani të një përkthyesi për shkak të gjuhës. Emri i tij nuk është bërë me dije.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI