Flash

(FOTO) Iu sekuestruan 1 milion euro, kush fshihet pas parave dhe ekzekutimi mafioz

Lapsi.al 22 August 2018
(FOTO) Iu sekuestruan 1 milion euro, kush fshihet pas parave dhe ekzekutimi

Llogaritë bankarë në të cilat policia ka sekuestruar rreth 1 milion euro janë në emër të Roland Shëmbitrasit dhe të familjareve të tij. Roland Shëmbitrasi është ekzekutuar në Greqi vitin e shkuar.

“Në total u sekuestrua shuma 111.402.609 lekë, të cilat dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale të shtetasit R.Sh. në fushën e ‘Trafikimit të lëndëve narkotike’, në Greqi. Hetimet vazhdojnë për të verifikuar pasuri të luajtshme apo të paluajtshme si dhe llogari bankare të dyshuara me prejardhje kriminale”, njoftoi zyrtarisht Policia këtë të mërkurë.

Kush është Roland Shëmbitrasi

Roland Shëmbitrasi, baba i dy vajzave, është me origjinë nga Korça dhe ka jetuar në Librazhd. Më pas, së bashku me familjen ka emigruar në Greqi ku dhe jetoi për disa vite me radhë në Athinë.

Mediat greke kanë raportuar se ai ishte bashkëpronar në lokalin e natës “Joy Bar”, ku dhe u ekzekutua, në 10 tetor 2017.

Si ju bë atentati

Sipas raportimit të mediave greke lidhur me vrasjen e 39-vjeçarit: atentatorët u afruan pranë tavolinës ku po qëndronte Shëmbitrasi në verandën e lokalit dhe e qëlluan tre herë me armë.

I plagosur mbeti edhe një shqiptar tjetër i quajtur Gjergji Kapaj, shkruan gazeta Panorama.

Hetuesit grekë ngritën dyshime se vrasja e tipit mafioz në qendër të Athinës mund të ketë lidhje me trafikun e drogës.

Roland Shëmbitrasi njihej edhe me nofkën Roni.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI