Flash

Pas lirimit të biznesmenit, avokati: Bego është nisur drejt Shqipërisë, ndalimi i qëllimshëm nga Greqia

Lapsi.al 22 August 2018
Pas lirimit të biznesmenit, avokati: Bego është nisur drejt

Ardian Leka, avokati i biznesmenit Edmond Bego të ndaluar për 4 ditë nga autoritetet greke ka treguar në një lidhje telefonike për News24 se pas vitit 2009 emri i klientit të tij nuk ka ekzistuar në sistem dhe se dyshon se ndalimi nga Greqia ka qenë i qëllimshëm e jo një gabim.

Leka tregoi se Bego është liruar dhe është nisur drejt Shqipërisë.

Edmond Bego u lirua, është nisur drejt Shqipërisë. Përgjigja erdhi mbrëmë nga Interpol Roma. Prokurorja e Apelit nxori urdhrin e lirimit. Bego s’ka pasur çështje të hapur pas 2009. Në 2009 Bego është arrestuar nga shteti shqiptar. Ai i përfundoi detyrimet e tij në 2014. Është njësoj si me radhët e gjata në doganë. Ky emër në sistem nuk ka ekzistuar asnjëherë nga viti 2009 e në vazhdim. Kjo është situata. Këtë gjë e kemi peshqesh nga shteti grek”, deklaroi avokati.

I pyetur nëse do ketë ankimim nga avokatët e biznesmenit, Leka tha se do të konsultohet me kolegët grekë dhe më pas do nis procedura.

“Kjo është një procedurë që do fillojë në shtetin grek nga avokatët grekë. Pas konsultimit në Shqipëri do fillojmë procedurën. Mendojmë se është një gjë me dashje, jo gabim por ky është mendimi im”, tha avokati i Edmond Begos.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI