Flash

Protestë në Kosovë, kërkohet shkarkimi i kryeprokurorit Lumezi, i lidhur me politikën

Lapsi.al 22 August 2018
Protestë në Kosovë, kërkohet shkarkimi i kryeprokurorit

Në orën  18:00 sot do të protestohet në Kosovë, ku do të kërkohet dorëheqja e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi.

"Shkarkim Prokurorit – Veting Gjyqësorit”, është motoja e protestës, e cila pritet të mbahet këtë mbrëmje në Sheshin “Zahir Pajaziti”.

Protesta ka për qellim largimin e Aleksandër Lumezit nga posti i kryeprokurorit të shtetit, kërkesë e cila bëhet pas akuzave të ish-prokurorit Elez Blakaj, për politizim të prokurorisë kosovare, përcjell KosovaPress.

Thirrja e plotë e protestës:

Tash është e qartë: prokuroria është në shërbim të politikës. Edhe po të ketë prokuror/e si Elez Blakaj që ka vullnet për ta luftuar korrupsionin, do të pengohet nga Kryeprokurori Aleksandër Lumezi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj.

Qytetari i Republikës në rrethana të tilla duhet të jetë në krye të përgjegjësive dhe detyrave të veta qytetare. Sot, detyrë është kërkesa për shkarkimin e Kryeprokurorit Lumezi dhe fillimin e procesit të vetingut për gjyqësorin e vendit tonë.

Të mërkuren, me datë 22 gusht 2018, nga ora 18:00 te Sheshi “Zahir Pajaziti” fillon tubimi dhe marshi drejt Zyrës së Kryeprokurorit dhe Zyrës së Kryeministrit.

Kjo protestë organizohet nën patronatin e qytetarëve pjesmarrës; ka motive vetëm qytetare dhe përdorë vetëm mjete paqësore.

BASHKOHUNI!

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI