Flash

OBSH vë alarmin: Mbi 41 mijë të infektuar dhe 37 të vdekur nga fruthi

Lapsi.al 22 August 2018
OBSH vë alarmin: Mbi 41 mijë të infektuar dhe 37 të vdekur

Shpërthimet në Francë, serbi, Ukrainë dhe Greqi, kanë bërë që rastet e fruthit të arrijnë në nivele rekord në evropë. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetit, ka 37 vdekje dhe mbi 41 mijë infektime vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti, më shumë se në çdo periudhë tjetër 12 mujorë në dekadën e shkuar.

Sipas organizatës, Evropa tregon se përhapja e sëmundjes do të ishte e papërmbajtshme në rast se fëmijët janë të pavaksinuar. Serbia dhe Ukraina kanë regjistruar numrin më të madh të rasteve gjatë 12 muajve të fundit me më shumë se 600 raste për një milionë banorë. Ukraina ka pasur më shumë raste në qershor 2018 se sa në të gjithë vitin e kaluar. Serbia ka pasur shtatë herë më shumë incidente në gjysmën e parë të këtij viti se san ë të gjithë 2017.

Vetëm në këto dy vende janë regjistruar 22 nga 37 rastet e viktimave të fruthit në Evropë në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Franca, një nga vendet më skeptike ndaj vaksinave në Evropë, ka regjistruar 2579 raste në periudhën janar-qershor të këtij viti, krahasuar me 519 në 2017.

Rastet e fruthit në Greqi ndërkohë duket se do të katërfishohen krahasuar me një vit më parë. Italia, pritet të ketë më pak raste këtë vit se vitin e shkuar nëse tendenca vazhdon. Rumania ndërkohë pati më shumë se 7 mijë raste një vit më parë por vetëm 616 në gjysmën e parë të 2018.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI