Flash

Shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti, Olta Xhaçka bën politikë më të pastrehët (FOTO)

Lapsi.al 21 August 2018
Shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti, Olta Xhaçka bën

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjeti kohë të sulmojë politikisht kryetarin e Bashkisë Mat, gjatë vizitës së saj në qarkun e Dibrës për të parë familjet e dëmtuara nga tërmeti i fortë i pak ditëve më parë.

Nga familjet e dëmtuara në fshatin epiqendër të tërmetit, Vinjoll dhe në Dukagjin, Xhaçka lavdëroi punën e Forcave të Armatosura, por deklaroi se pushteti vendor kishte qëndruar indiferent ndaj banorëve në vështirësi.

Sipas ministres, puna e bashkisë, që drejtohet nga demorati Nezir Rizvani, nuk ka ecur me rimtet e duhura.

"Pushteti vendor indiferent ndaj banorëve në vështirësi. 

Puna e bashkisë per vlerësimin e dëmeve jo me ritmet e duhura. 

S'ka asnjë justifikim për të mos qenë prezent tek këta banorë." - u shpreh Olta Xhaçka nga Mati.

 

Sot efektivët e Forcave të Armatosura dhe të Emergjencave Civile shpërndanë ushqime për të gjitha familjet si kontribut për festën e Kurban Bajramit.

Vetëm në bashkinë e Matit, për shkak të tërmetit, u dëmtuan mbi 300 shtëpi, 36 prej të cilave aktualisht janë të pabanueshme.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI