Flash

Ndarja e Kosovës, Bashkimi Europian nuk do të ndikohet nga qëndrimi i SHBA

Lapsi.al 21 August 2018
Ndarja e Kosovës, Bashkimi Europian nuk do të ndikohet nga

Në mesin e spekulimeve në rritje se SHBA mund ta pranojnë ndarjen e Kosovës si zgjidhje të ngërçit me Serbinë, ligjvënësi i koalicionit qeverisës në gjermani Josip Juratoviç thotë se Bashkimi Europian nuk do të ndikohet nga vendimi i Uashingtonit, por do të mbajë qëndrimin e tij.

“Pozicioni i Brukselit në lidhje me Marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën do të vendoset ‘ekskluzivisht’ në përputhje me rregullat e bllokut dhe pa u ndikuar nga opinion i SHBA-së” tha për rrjetin informative BIRN anëtari i Bundestagut, i lindur ne Kroaci.

Ai theksoi edhe një herë se Bashkimi Europian nuk është i gatshëm të importojë probleme kufitare si ato ekzistuese mes Sllovenisë dhe Kroacisë. Ish -i dërguari i posaçëm i BE-së për Kosovën nga ana tjetër i druhet një konflikti të ngrirë dhe shtron mundësinë e atij që e quan “korrigjim kozmetik të kufijve”.

“Në 2019-tën janë zgjedhjet për Parlamentin Europian, -thekson Wolfgang Petritsch,- dhe kam frikë se përbërja e re e Komisionit Europian mund ta shmangë zgjidhjen e çështjes e Kosovës. Koha pra, është esenciale në këtë rast”, ka thënë ai për gazetën beogradase “Danas”.

Petritsche e përshkruan përplasjen serbo-shqiptare si konfliktin e fundit historik ne rajon. Jam i vetëdijshëm, thotë ish-zyrtari i lartë se “korrigjimi administrativ” i kufijve ka të meta potenciale në qoftë se nuk bëhet në bashkëpunim të ngushtë me OKB-në, BE-në e OSBE-në.

Por duke theksuar se e respekton shumë fjalën e kancelares Angela Merkel, e cila është shprehur kategorikisht kundër ndryshimit të kufijve, Petritsche shton se nisur nga dialogu i komplikuar ndërmjet Beogradit e Prishtinës, duhen dëgjuar me kujdes personat qe marrin vendime në të dyja kryeqytetet përkatese, ndërsa i mëshon idesë se është momenti të mbyllen një herë e mirë të gjitha çështjet e hapura të këtij lloji në Ballkan, përfshirë këtu ngërçin mes Kroacisë dhe Sllovenisë.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI