Flash

“Kemi ndonjë gocë të re sot?”, dalin SMS-të e ‘qendrës’ së prostitucionit në Tiranë

Lapsi.al 21 August 2018
“Kemi ndonjë gocë të re sot?”, dalin SMS-të e

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg pronaren e një qendre estetike në Tiranë, ku ushtrohej prostitucion. Aktiviteti tregtar si qendër estetike dhe masazhesh ka qenë vetëm kamuflim për bazë prostitucioni në rrugën “Jusuf Vrioni” në Tiranë. Klientët e SPA-së e dinin se kundrejt pagesave që varionin nga 3 mijë lekë deri në 50 euro, masazhet trupore shndërroheshin në erotike.

Gjykata e Tiranës ka përfunduar procesin gjyqësor ndaj pronares 38 vjeçare të qendrës, të pandehurës Enkeleda me inicial mbiemri I. Ajo u shpall fajtore për “shfrytëzim të prostitucioni” dhe “mbajtjes së lokaleve për prostitucion” dhe u dënua me 4 vjet e 8 muaj burg”. Ajo nuk do të shkojë në qeli pasi gjykata e konvertoi dënimin në “Shërbim Prove” për një afat 5 vjeçar. Gjatë gjykimit ajo ka pranuar akuzën, duke rrëfyer detajet e aktivitetit të jashtëligjshem dhe faktin se një nga vajzat e qendrës ishte e mitur.

Por si rekrutoheshin vajzat e shërbimeve erotike?

Bazuar në dosjen gjyqësore, kishte punësuar pesë vajza si masazhatore, disa prej të cilave ofronin shërbimet “ekstra”. Referuar dëshmive të tyre, në takimin e parë ajo i informonte se ne qendër kishte masazhe relaksi, terapi dhe erotik.

Sipas pagesave, përveç masazhit trupor klientët masturboheshin ose u ofrohej seks oral.

Në dosje thuhej: 

E pandehura Enkelejda ju thoshte vajzave që mos ta turpëronin, pasi klientët duhet të mbeteshin të kënaqur”.

Gjatë hetimit të këtij aktiviteti prostitucioni të goditur në shkurt të vitit 2017, janë administruar edhe tekstet e disa sms-ve të mbërritura nga në telefonin e Enkeledës nga klientë të ndryshëm.

Disa prej mesazheve ishin:

Kemi sot që të vij?”, “Kemi ndonjë gocë të re sot shefe”

Në të njëjtin gjykim u fajësua për akuzën e “prostitucionit” dhe u gjobitën me nga 100 mijë lekë një nga vajzat masazhatore dhe një klient i gjetur nga policia në momentin e ndërhyrjes. /abcnews

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI