Flash

Përcillet sot për në banesën e fundit 32-vjeçari nga Shkodra që humbi jetën në tragjedinë e Genovas

Lapsi.al 21 August 2018
Përcillet sot për në banesën e fundit 32-vjeçari nga

Dhimbje e madhe në familjen Bokrina në Shkodër. Djalit të tyre Admir Bokrina, 32 vjeçarit që humbi jetën në tragjedinë e Genovas në Itali i jepet sot lamtumira e fundit.

Mësuesi i babait të Admirit, Ruzhdi Poda mes lotësh shprehet se familjarët duhet të jenë krenarë sepse djali i tyre humbi jetën duke shkuar në pune dhe jo duke u marrë më drogë.

Muhamet Çeka, i cili ka punuar me viktimën dhe të atin e tij në Itali thotë se 32-vjeçari ishte një djalë shumë i mirë dhe shumë punëtor ndaj ndjen keqardhje te madhe.

Miq, të afërm, familjarë dhe të njohur e qytetarë të shumtë marrin pjesë në ceremoninë mortore për t’i dhënë lamtumirën djalit shqiptar që humbi jetën gjatë shembjes së urës Morandi.

Bashkë me të humbi jetën edhe shqiptari tjetër Marjus Djerri, 22 vjeç. 42 veta humbën jetën në tragjedinë e Genovas.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI