Flash

Skandali/ Viti 2017, zero investime në sektorin e shëndetësisë

Lapsi.al 21 August 2018
Skandali/ Viti 2017, zero investime në sektorin e

Shëndetësia është një sektor sensitiv dhe investimet në qendrat e kujdesit shëndetësor, spitalet dhe pajisjet e tyre janë po aq të rëndësishme ndoshta edhe më shumë se sa ndërtimi i rrugëve dhe veprave të tjera publike.

Sipas të dhënave nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësorë që administron fondet në sektorin shëndetësor në vend për vitin 2017 janë realizuar investime 1.3 milionë. Edhe këto shkuan për (pajisje zyre e kompjuterë).

Sipas të dhënave të Fondit në fillim të vitit ishin programuar 367 milionë lekë investime, të cilat nuk u mundësuan për mosrealizim të procedurave prokuruese (nuk u realizuan prokurimi i programuar i rikonstruksionit të godinës qendrore, si dhe të godinës së drejtorisë Shërbimit Spitalor në QSUT; nuk është realizuar blerja e software-ve për shkak të anulimit të procedurës së prokurimit).

Me rishikimin e buxhetit në shtator 2017, fondet e investimeve për shëndetësinë thuajse u zëruan ne vetëm 6 milionë lekë, por edhe nga këto u realizuan vetëm 1.3 milionë lekë.

Për rrjedhojë në fund të vitit të kaluar me programin e rishikuar, buxheti për investime u rishpërnda për plotësimin e programit të shpenzimeve të rimbursimit.

Ndërsa shpenzimet administrative të FSDKSH kapin shifrën 845, 474 milionë lekë shumë herë më shumë se investimet, nga të cilat shpenzimet për paga e shpërblime janë realizuar në shumën 573 milionë lekë, për sigurime shoqërore-shëndetësore janë shpenzuar 93 milionë lekë. Teksa shpenzimet për mallra e shërbime janë realizuar në shumën 189 milionë lekë.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI