Flash

Analisti amerikan flet hapur për rrezikun: Ndarja e Kosovës ndihmon Rusinë, shkakton probleme në Ballkan

Lapsi.al 21 August 2018
Analisti amerikan flet hapur për rrezikun: Ndarja e Kosovës ndihmon

Analisti amerikan, Daniel Serwer, e ka cilësuar si shumë të rrezikshme idenë për ndarjen e Kosovës.

Ai në një intervistë për gazetën serbe, ‘Danas’, ka thënë se ndarja e Kosovës do të ngriste të njëjtën çështje edhe në vendet tjera, e sidomos në Maqedoni, Bosnjë, Mal të Zi dhe Serbi.

Madje sipas tij, një gjë e tillë, do t’i ndihmonte tentativave të Rusisë për devijimin dhe marrjen e territoreve në Gjeorgji, Moldavi dhe Ukraninë. I pyetur për deklaratat e kancelares amerikane, e cila tha se nuk do të ketë ndryshim të kufijve në regjion, Serwer tha se edhe amerikanët duhet ta përsërisin të njëjtën frazë. “Ai ka goditur në shenjë, tash amerikanët duhet ta përsërisin të njëjtën”, është shprehur Serwer. E sipas Serwer një marrëveshje ideale mes Kosovës dhe Serbisë, sipas tij do të ishte një zgjidhje e cila do të ruante integritetin territorial të dy vendeve, dhe e cila do t’i mundësonte Kosovës anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Analisti amerikan pati një përgjigje interesante kur u pyet se a mendon që Thaçi, Vuçiq e Mogherini duhet të nominohen për çmimin “Nobel” për paqe. “Po, pse jo?”, ishte përgjigja e Serwer. Kujtojmë se Serwer është një kundërshtues i madh i ndryshimit të kufijve në regjion. Këtë e ka shprehur në secilën prej intervistave kur është pyetur për një gjë të tillë.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI