Flash

Taulant Balla pranon njohjen me njeriun e Aldo Bares, biznesmenin Mond Bega

Lapsi.al 21 August 2018
Taulant Balla pranon njohjen me njeriun e Aldo Bares, biznesmenin Mond Bega

Që pas arrestimit të trafikantit të drogës dhe biznesmenit Edmond Bego në Greqi, Partia Demokratike ka pyetur disa herë Taulant Ballën nëse ka njohje me këtë person. Përgjigjen e ka marrë sot, kur Taulant Balla pranoi njohjen familjare me Begon, të cilin e përshkruan si një njeri të thjeshtë dhe me një familje të shkëlqyer.

"Personin në fjalë e njoh. Njoh bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët, nxënës të shkëlqyer, moshatarë me tim bir. Kurrë nuk iu është ofruar mburojë nga ligji. Përgjigjen më të mirë e dha policia dje.

Unë e di se për shumë shqiptërë në kufinj bëhet veriikimi i të shkuarës së tyre në lidhje me dënime dhe kjo është diçka normale.

Por në këtë proces është e rëndësishme të hiqet dorë nga njerëz të thjeshtë, për përdorim të njërit krah kundër krahut tjetër.

Kjo është pjesë e Babales, Seria 3, se është e qartë se personi në fjalë nuk është në kërkim nga asnjë prej shërbimeve.

Konventat ndërkombëtare parashikojnë 40 ditë kohë dhe kur të dalë ju mund ta pyesni vetë.

Dhe për mediat, nuk mund të bëhet i njëjti lajm për personin si kur e ka kryer, si pasi e ka kryer veprën penale" u shpreh Balla.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI