Flash

Miqësia me Mond Begon/ PD kërkon dorëheqjen e Taulant Ballës

Lapsi.al 21 August 2018
Miqësia me Mond Begon/ PD kërkon dorëheqjen e Taulant Ballës

Përgjigjia e Taulant Ballës për miqësinë me Mond Begon vetëm sa i ka shtuar dyshimet e selisë së Partisë Demokratike për marrëdhënien që ka numri dy i Partisë Socialiste me numrin dy të Bandës së Lushnjës. Madje Edi Paloka tha se në një vend normal, Taulant Balla duhej të kishte dhënë dorëheqjen nga posti që mban, si kryetar i deputetëve socialistë.

Në një konferencë për mediat, Edi Paloka akuzoi kreun e grupit parlamentar të PS-së se ka ndihmuar anëtarin e rrezikshëm të bandës së Lushnjës të bëhet një biznesmen i suksesshëm në Tiranë. Paloka e quajti perverse përpjekjen e Taulant Ballës për të përmendur fëmijët e tij dhe të të arrestuarit për të justifikuar miqësinë e të dyve.

Paloka la të kuptohet Bego ka fituar tendera dhe licenca në sajë të miqësisë së tij me Taulant Ballën, duke sfiduar në këtë mënyrë prokurorinë dhe policinë.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI