Partia Demokratike ka reaguar lidhur me zjarret në dy çerdhe të Tiranës. Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa thotë se Erion Veliaj duhet të japë llogari dhe të nisë me urgjencë kontrollin për sigurinë në çerdhe dhe kopshte.
Policia, vijoi ajo, duhet të sqarojë menjëherë nëse shpërthimi i zjarrit dhe bombolës së gazit në dy çerdhe të Tiranës ishte i qëllimshëm, ose prokuroria të marrë në përgjegjësi penale Veliajn dhe ata që hapin lajme të rreme.