Flash

PD pyet: Kur do sekuestrohet pasuria e biznesmenit Edmond Bego?

Lapsi.al 22 August 2018
PD pyet: Kur do sekuestrohet pasuria e biznesmenit Edmond Bego?

Pas njoftimit të bërë nga policia për sekuestrimin e 1 milion eurove, para të cilat dyshohet se Roland Shëmbitrasi, i ekzekutuar në Greqi i kishte vënë nga trafiku i drogës, ka reaguar partia Demokratike.

Përmes një deklarate për mediat, PD i bën thirrje policisë dhe prokurorisë që të mos veprojnë me dy standarde, duke sekuestruar paratë dhe pasuritë e personave të vdekur (lexo lajmin më poshtë), por të hetojnë dhe sekuestrojnë edhe paratë e miqve të taulant Ballës dhe të ministrave.

(FOTO) Iu sekuestruan 1 milion euro, kush fshihet pas parave dhe ekzekutimi mafioz

PD pyet policinë e shtetit se kur do të veprojnë njësoj edhe me pasurinë e Edmond Begos.

“Duke kërkuar që “Forca e ligjit të mos bjerë vetëm mbi pasuritë e atyre që nuk jetojnë më, por edhe mbi pasuritë e krimit të lidhur me pushtetin, Partia Demokratike i kërkon Policisë së Shtetit të sqarojë opinionin publik. Kur do të zbatohet i njëjti standard i “Forcës së Ligjit” ndaj vëllait te Ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, aktualisht në burg për trafik droge? Kur do të zbatohet i njëjti standard i “Forcës së Ligjit” ndaj mikut të familjes së Taulant Ballës, trafikantit të dënuar me 21 vjet burg për trafik droge Edmond Bego? “ – thuhet në reagimin e PD-së.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI