Flash

Akuza e fortë nga The Washington Times: Loja e amerikanëve antiTrump, si e mbështeti Ramën Donald Lu

Lapsi.al 23 August 2018
Akuza e fortë nga The Washington Times: Loja e amerikanëve antiTrump,

Media amerikane Washington Times, në një analizë të publikuar ditën e djeshme shkruan se diplomatët e SHBA në Shqipëri punojnë kundër Trump.

Në shkrim ndër të tjera cilësohet se: Ambasadori i mëparshëm i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, ishte i njohur për ndjekjen e një axhende për popullin shqiptar, duke vepruar si një Car, duke mbështetur qeverinë socialiste nën drejtimin e Xhorxh Soros, në një nga vendet më proamerikan në botë. Ne kemi dokumentuar me herët qendrimet e çuditshme të këtij ambasadori.

Shkrimi i plotë

Diplomatët e SHBA në Shqipëri, hapur si antibesnikë ndaj Trump

Departamenti i Shtetit i infektuar nga Soros në Shqipëri kërkon të mbështesë axhendën e socialistëve

Ish-Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri Donald Lu, i cili u bë i njohur për imponimin e një axhende mbi popullin shqiptar, duke vepruar si një Car, në mbështetje të qeverisë socialiste nën udhëzimet e Xhorxh Sorosit, në një nga vendet më proamerikane në botë. Ne kemi dokumentuar më herët këto veprime të çuditshme të këtij ambasadori.

Mandati i zotit Lu në Tiranë përfundoi para pak kohe dhe ai është riemëruar, në mënyrë interesante, ambassador në Kirgistan, një situatë që kërkon analiza të mëtejshme në një artikull tjetër.

Megjithatë, duket se anti-Trumpët e majtë, emërimet e Obamës në Departamentin e Shtetit, janë akoma aktivë në Shqipëri, duke treguar hapur mungesë respekti për Presidentin amerikan, edhe pse detyra e tyre është t’i shërbejnë interesit te tij dhe për t’i raportuar direkt presidentit, që nënkupton zbatimin prej tyre të politikave të adminisitratës Trump në botë.

Lejla Moisiu-Ones është aktualisht kreu i përkohshëm i ambasadës në Tiranë deri sa mbërrijë ambasadorja e re. Por postimet e kohëve të fundit të saj në Twitter nxjerrin në pah axhendën e saj djallëzore për të minuar shefin e saj. Ajo ka ripostuar në Twitter një postim të ish-kreut të FBI të shkarkuar dhe disktredituar, James Comey, i cili kishte shfryrë në postim kundër Presidentit Trump.

A mund të imagjinoni kreun e ambasadës amerikane në një vend të huaj që në mënyrë aktive minon axhendën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara? E dimë për fakt që të gjithë politikanët shqiptarë e kanë parë këtë postim. Si mendoni se do t’i trajtojnë ata deklaratat e politikës së jashtme që dalin nga Shtëpia e Bardhë, duke e ditur se ambasada e tyre në Tiranë nuk do t’i zbatojë kurrë ato, dhe madje do të nënvlerësojë çdo iniciativë të ardhshme presidenciale në Shqipëri?

Shqipëria, është një vend anëtar i NATO-s, po kthehet në një vend strategjik, duke qënë se kohët e fundit marrëdhëniet midis Turqisë dhe SHBA-ve po vihen në pikëpyetje. Qeveria aktuale shqiptare është e zhytur në trafiqet e drogës dhe në krim, por e majta në SHBA ende e mbështet atë, madje duke mbyllur një sy ndaj veprimeve të paligjshme të kësaj qeverie. Por pasja e punonjësve të pabesë në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë është një problem i madh në këtë situatë.

Presidenti Trump emëroi Kathleen Kavalec të jetë ambasadorja e re në Shqipëri.

Ajo është përmendur në një hetim të kohëve të fundit të Shtëpisë së Bardhë të si një nga punonjëset e Departamentit të Shtetit që ka folur me Christopher Steele për dosjen e rreme që ai krijoi për Presidentin Trump për ta rrëzuar atë nga pushteti.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë mund të ketë vënë re lojën e saj, pasi seanca e konfirmimit të saj papritmas u shty.

Ndërkohë ish-ambasadori Lu ndodhet ende në Shqipëri, çuditërisht duke mos u kthyer në Shtetet e Bashkuara, edhe pse nuk ka më detyra zyrtare në Tiranë.

Burimet na thonë se po vepron kështu për të “përgatitur” stafin e ri të ambasadës, duke u dhënë atyre udhëzimet sesi “të promovojnë” kryeministrin socialist Edi Rama në Shtëpinë e Bardhë, në një përpjekje për të çimentuar axhendën e Barack Obamës në vendin e vogël ballkanik.

Qëllimi është të trumbetohet Edi Rama si “udhëheqës i madh” dhe se “reforma në drejtësi” e shtyrë nga z. Lu ishte një sukses i madh. E gjithë kjo duke injoruar efektet e vërteta të këtij procesi që ka çuar vendin të jetë pa gjykata dhe me krim të organizuar galopant. Më shumë mbi këtë çështje nesër.

Demokratët, miqtë e Obamës, do të bëjnë gjithçka për pushtet. Ata nuk kanë turp. Sigurisht, ata nuk kanë profesionalizëm, njësoj siç tregoi aktiviteti në mediat sociale i Leyla Moses-Ones.

https://www.washingtontimes.com/news/2018/aug/22/us-diplomats-albania-flout-disloyalty-trump/

Të këshilluara

Dollari rënie të fortë ndaj lekut

Pas lëkundjeve të Euros është radha e Dollarit amerikan që humb terren përballë Lekut në tregun vendas. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, 1 Dollar është këm...

22:53

Durrës/ Shpërthen në flakë banesa

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 2. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Burime nga p...

21:50

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI