Flash

Përgatitjet e fundit për “Air Albania”, fluturimet nisin në shtator, qytetarët ankohen për çmimet

Lapsi.al 23 August 2018
Përgatitjet e fundit për “Air Albania”, fluturimet nisin

Kryeministri, Edi Rama, ka ndarë me ndjekësit e tij këtë mëngjes një video nga përgatitjet e fundit për vënien në punë të kompanisë ajrore të fluturimeve Air Albania, e cila do të nisë fluturimet brenda javës së parë të shtatorit.

Avioni mban ngjyrat e flamurit kombetar dhe ngritja e parë do të bëhet në datën 31 gusht. Avioni parë që po përfundon është një Airbus 319 dhe do të operojë me fluturime në linjën Stamboll-Tiranë-Stamboll.

Ndërkohë që pas tij do të vihen në përdorim edhe 2 avionë të tjerë të tipit A320, që do të sjellin një rritje të standardit të fluturimeve. Nisja e operimit të kësaj linje pritet të sjellë edhe çmime më të lira për biletat drejt Turqisë, pasi është dakordësuar ngritja e një ndërmarrjeje paralele që do të bëjë furnizimin me lëndë të parë.

Referuar vendimit të qeverisë për ngritjen e kësaj kompanie, 51% e aksioneve të kompanisë ‘Air Albania’ janë shqiptare, ndërsa 49% i takojnë kompanisë turke të fluturimeve ‘Turkish Airline”.

Të këshilluara

Dollari rënie të fortë ndaj lekut

Pas lëkundjeve të Euros është radha e Dollarit amerikan që humb terren përballë Lekut në tregun vendas. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, 1 Dollar është këm...

22:53

Durrës/ Shpërthen në flakë banesa

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 2. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Burime nga p...

21:50

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI