Flash

E PLOTE/ Çfarë thoshte Rugova në vitin 1994 për shkëmbimin e territoreve me Serbinë

Lapsi.al 23 August 2018
E PLOTE/ Çfarë thoshte Rugova në vitin 1994 për

“Jo ndarje të Kosovës, por po shkëmbimit të territoreve”, ky ishte qëndrimi realist dhe i guximshëm i Presidentit Ibrahim Rugova në vitin 1994. Ndërsa, qëndrimi im sot si President i Republikës së Kosovës ka evoluar dhe është i qartë: jo ndarje, jo shkëmbim, po korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të mundësuar bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovë”.

Ky postim i në Facebook i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka shkjaktuar mjaft reagime. Thaçi i referohej një interviste të presidentit Ibrahim Rugova në vitin 1994, rreth këmbimit të territorit me Serbinë.

Ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi e ka publikuar të plotë përgjigjen e Rugovës pasi edhe bashkëpunëtorët e Rugovës thanë se nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë Rugovën të fliste për këmbim territori me Serbinë.

“Edhe ne mund të bëjmë kësi lloj “pazari”. Aq më tepër kur kemi legjitimitetin historik, etnik, juridik dhe politik mbi Kosovën. Nuk duhet harruar se Kosova ka qenë njësi konstituive e Federatës jugosllave. Megjithatë, po e përsëris, për ne është e papranueshme ndarja e Kosovës. Mund të bëjmë vetëm këmbim territoresh, ashtu që Leposaviqi dhe disa territore në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe, të fitojmë Preshevën dhe viset tjera në Serbinë jugore, të banuara me shumicën shqiptare”, - kishte deklaruar Rugova në intervistën për “Zëri” në vitin 1994. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI