Flash

FOTO+VIDEO/ Tragjedi në familjen shqiptare, humbin jetën babë e bir në aksident

Lapsi.al 23 August 2018
FOTO+VIDEO/ Tragjedi në familjen shqiptare, humbin jetën babë e

Dy shqiptarë, babë e bir kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Kanada. Makina ku po udhëtonin 4 anëtarët e familjes Metko u përplas me një automjet tjetër në Ontario.

Mediat vendase shkruajnë se viktimat janë Fatos Metko, 45 vjeç dhe djali i tij Fioralb Metko, 14 vjeç. Të plagosur mbetën bashkëshortja e Fatos Metkos, Maralba dhe vajza e tij, Brianna. Ato janë dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.

https://video.syri.net/upload/videos/2018/08/3flYOqWqdAB2ZAkrCqZb_23_377d83fa02500e6d284acdf2540947d1_video_480p_converted.mp4

Sipas të njëjtave burime, nga automjeti i dytë i përfshirë në aksident humbën jetën gjithashtu 2 persona të tjerë me shtetësi kandaze, Cynthia Caraoa 51 vjeç dhe 9-vjeçarja Anika Caraoa e Ëinnipeg. 3 persona të tjerë në automjetin e dytë kanë mbetën të plagosur.

Policia kanadeze sqaroi se automjeti me të cilin udhëtonte familja shqiptare u përplas fillimisht me një dre dhe më pas humbi kontrollin duke u përplasur me një makinë tjetër.

Fatos Metko kishte punuar si shef kuzhine në dy restorante për më shumë se 9 vjet. Familja Metko po udhëtonte drejt Ontarios për të vizituar qytetin, me synimin për t’u shpërngulur në atë qytet aty javët e ardhshme.

Çifti shqiptar kishte nisur procedurat për të regjistruar në shkollë dy fëmijët. Përmes një deklarate, Shoqata Shqiptaro-Kanadeze tha se po mbledhin fonde për familjen Metko që u përfshi në aksidentin tragjik.

Fatos Metko dhe bashkëshortja Maralba

Image result for fatos metko

Image result for fatos metko

Image result for fatos metko

Image result for fatos metko

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI