Flash

VIDEO/ Droga brenda në gomën e makinës, shikoni ku e fshehin trafikantët

Lapsi.al 24 August 2018
VIDEO/ Droga brenda në gomën e makinës, shikoni ku e fshehin

Arrestohet ne flagrance nje shtetas nga Tirana, ne kuader te operacionit antidrogë i koduar “Bradasheshi”. Policia e Elbasanit ben me dije se atij iu gjet ne makine nje sasi prej 7 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë çokollate, gati per ta shitur. Ne gjendje te lire po hetohet pasagjerja qe ai kishte ne makine.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/531617177285436/

Njoftimi i plote

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bradasheshi”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:

• Artur Gjolena, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë për “Mos kallëzim krimi”, shtetasja: (pasagjere në mjetin ku u gjet lënda narkotike)

• V.K., 45 vjeçe, banuese në Laç.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin marrë informacion se në aksin rrugor Peqin-Elbasan, ky shtetas po trasportonë një sasi lëndë narkotike për ta shitur, ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij me targa TR 3692 J, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë çokollate.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykates së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, ” Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” të parashikuar nga nenet 283, 291 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Artur Gjolena, dhe për veprën penale “Moskallëzimi i Krimit” të parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal në ngarkim të shtetases V.K.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI