Flash

Vrasja në Korçë, 56-vjeçari u dhunua barbarisht me grushta dhe sende të forta

Lapsi.al 24 August 2018
Vrasja në Korçë, 56-vjeçari u dhunua barbarisht me

Nuk ka më dyshime. Zyrtarisht policia e Korçës bën me dije se 56-vjeçari, Novruz Shyti, i cili u gjet mëngjesin e sotëm i pajetë në banesën e tij në lagjen 8 të qytetit është vrarë.

Sipas bluve, viktima është dhunuar barbarisht me grushta dhe sende te forta.

Sakaq policia thotë se ka identifikuar si autor te ngjarjes shtetasin Emiljano Nafizi, i cili është shoqëruar në komisariat për ti marrë deklarimin.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur njolla gjaku, ndërsa ekspertë nga Tirana kanë mbërritur për të bërë autopsinë.

Burime nga policia bëjnë me dije se viktima ka qenë në gjendje të dehur dhe është konfliktuar fillimisht me autorin, Emiljano Nafizi.

Më pas ky i fundit ka shkuar në banesën e Shytit ku jetonte i vetëm dhe e ka goditur derisa i ka shkaktuar vdekjen.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI