Flash

PD: Bego përfitoi 14 mln euro nga taksapaguesit, Prokuroria të hetojë

Lapsi.al 24 August 2018
PD: Bego përfitoi 14 mln euro nga taksapaguesit, Prokuroria të

Për të disatën ditë rradhazi, Partia Demokratike organizon konferenca shtypi për të denoncuar fondet që Edmond Bego ka përfituar nga buxheti i shtetit.

Në daljen për mediat nga selia blu, Gazmend Bardhi, renditi disa tendera që sipas tij janë fituar nga Bego me mbështetjen e deputetit socialist Taulant Balla.

Sipas Bardhit, Prokuroria duhet të nisë procedim pasuror ndaj Edmond Begos dhe të hetojë nëse ka qenë Taulant Balla që ka ndërmjetësuar për miliona eurot e përfituara nga Bego në kundërshtim me ligjin.

Bardhi: Prej gati një jave Partia Demokratike ka sjellë prova, të bazuar në dokumenta zyrtarë se trafikanti idrogës, Edmond Bego, u shndërrua në biznesmnen të fuqishëm pas miqësisë familjare që lidhi me Taulant Ballën.

-10 milionë euro të përfituar nga punimet në rrugën Tiranë Elbasan

-1 miliard lekët për ndërtimin e nënstacionit të Librazhdit

-3 miliardë lekët në disa punë të tjera publike kryesisht në zonën elektorale të Taulant Ballës, në Elbasan

Pra, rreth 14 milionë euro nga buxheti i shtetit janë fakte të mjaftueshme që prokuroria të nisë kryesisht hetimin për të provuar se kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, taulant Balla ka bërë rolin e sekserit për shumëfishimin e pasurisë së trafikantit të drogës, kompania e të cilit, para miqësisë familjarëe me Taulant Ballën, ishte në prag falimenti dhe 2 herë nën sekuestro.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI