Flash

Rama: Në tetor nis puna për Bypass-in e Fierit, merr fund tortura e trafikut

Lapsi.al 18 August 2018
Rama: Në tetor nis puna për Bypass-in e Fierit, merr fund tortura e

Në muajin tetor do të nisë puna për Bypassin e Fierit. Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Jalë, ku zhvilloi një takim me të rinjtë dhe pedagogët e Akademisë së 100 fshatrave.

"Shpresoj që të jetë viti i fundit që të bllokohet rruga në Fier. Është një gangrenë e krijuar për disa vite tani, por besoj që në muajin shtator, le të themi tetor për të qenë brenda nga pikëpamja e gjithë burokracive të nevojshme për procesin, do të kemi më në fund një kontratë të re dhe do të kemi një fillim pune për të mos u ndalur më dhe për ta hapur atë trasenë e by –pass-it të Fierit në fillim të sezonit të ardhshëm dhe për ta arkivuar këtë torturë kaq vjeçare që është shumë e lehtë për t’u kthyer në mllef dhe në shqetësim, por është pak më e komplikuar për të shpjeguar pse ka ndodhur e si ka ndodhur.

Sidoqoftë nuk ishte ky qëllimi, por ishte thjesht për të shprehur mirëkuptimin tim më të plotë për të gjithë udhëtimin e për vonesën që është tërësisht e justifikuar, madje meritoni një falënderim që nuk u mërzitet nga vonesa deri në pikën që të thoshit “po kthehemi fare e nuk po zbresim në bisedën e 100 fshatrave” tha Rama pa dhënë detaje të tjera për ndërhyrjen.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI