Flash

Raporti i ARRSH/ Kush janë urat që rrezikojnë shembjen në Shqipëri

Lapsi.al 18 August 2018
Raporti i ARRSH/ Kush janë urat që rrezikojnë shembjen në

Ura e Tapizës, në dalje të segmentit Kamëz-Fushë Krujë, e ndërtuar në vitet ’70 , paraqitet në gjendje të degraduar dhe përveç kësaj mungon sinjalistika e cila tregon tonazhin e lejuar të automjeteve të cilat mund të kalojnë mbi të.

Kushtet teknike të disa prej urave të ndërtuara para viteve ’90 në vendin tonë janë në gjendje të dobët, edhe pse qarkullimi i automjeteve është i lartë. Më alarmante gjendja paraqitet tek urat e Dragotit dhe ajo e Leklit në Tepelenë. Tv Klan mëson se një ndërhyrje emergjente kërkojnë edhe ura e Zemblakut ne Korçë dhe ajo e Kaludhit në Përmet.

Burime zyrtare nga ARRSH bëjnë me dije se edhe dhjetëra ura të tjera kërkojnë ndërhyrje për shkak të gjendjes së amortizuar. Ky autoritet ka bërë gati edhe studimin e këtyre ndërtimeve infrastrukturore si dhe fondin e nevojshëm për ndërhyrje.

Përveç ndërhyrjeve teknike Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore kanë nisur edhe një inspektim të sistemit të sinjalistikës vertikale dhe horizontale për tregimin e peshës së lejuar për kalimin e mjeteve mbi këto ura.

Pas ngjarjes tragjike në Genova të Italisë ku nga shembja e urës Morandi humbën jetën 41 persona, mes tyre edhe dy shqiptarë, ekspertët e ndërtimit në Shqipëri ngritën alarmin për strukturat rrugore dhe godinat e ndërtuara përpara viteve ’90, të cilat sipas tyre kërkojnë ndërhyrje emergjente pasi nuk janë të sigurta./Tv Klan

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI