Flash

Katastrofa në Genova/ Rritet bilanci, shkon në 42 numri i viktimave, nxirret nga rrënojat 30-vjeçari

Lapsi.al 18 August 2018
Katastrofa në Genova/ Rritet bilanci, shkon në 42 numri i viktimave,

42 të vdekur. Ky ka qenë bilanci i viktimave pas tragjedisë që ndodhi në Genova, ku një pjesë e urës Morandi u shemb.

Mediat italiane raportojnë sapo është nxjerrë edhe viktima e fundit nga rrënojat, ndërsa bëhet fjalë për Mirko Vicinin, 30 vjeç.

Pak para rënies, Mirko ishte poshtë urës për të marrë turnin, pasi punonte për AMIU, firmën e pastrimit të bashkisë. Trupi i kolegut, Bruno Casagrande, u gjet, ndërsa Vicini rezutloi të ishte i fundit.

Nëna e tij Paola prej 4 ditëshj qëndronte tek rrënojat, në pritje të një lajmi, ndaj edhe sot mori atë më të hidhurin, vdekjen e djalit të saj.

Ndërkohë gjatë natës se është nxjerrë nga rrënojat makina ku ishte një familje. ‘Tgcom’ raporton se bëhet fjalë për familjen Cecala, babai Cristian, nëna Dawna dhe vogëlushja e tyre 9-vjeçare Kristal. Makina u zbulua gjatë natës, nën një bllok të madh prej çimento në urën Morandi.

Tragjedia në Genova ndodhi mesditën e 14 gushtit, ku një pjesë e urës Morandi u shemb krejt papritur, ndërsa ‘gëlltiti’ disa makina poshtë.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI