Flash

“Më hoqi reçipetat në pishinë dhe…” turistja angleze akuzon shqiptarin për ngacmim seksual

Lapsi.al 18 August 2018
“Më hoqi reçipetat në pishinë dhe…”

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi nën akuzën se ka tentuar të përdhunojë një turiste 21 vjeçe nga Anglia. Lajmin e bëjnë të ditur këtë të shtunë mediat lokale, por pa raportuar detaje lidhur me gjeneralitetet e shqiptarit.

Arrestimi erdhi pas denoncimit që 21-vjeçarja bëri paraditen e djeshme, rreth orës 11, në departamentin e policisë së Rodosit. Vajza tha se shqiptari u përpoq të kryente marrëdhënie seksuale me të, kundër dëshirës së saj. Sipas dëshmisë së vajzës publikuar nga mediat lokale, ajo tha në polici se: natën e shkuar shkoi në një bar të ishullit për tu argëtuar ku edhe njohu 31-vjeçarin.

Pasi e kaloi natën jashtë, në agim u ndodhën në pishinën e lokalit, ki ai nisi të bëhej i guximshëm, i hoqi reçipetat vajzës dhe nisi ta prekë në zonat intime. Por, ajo kundërshtoi duke u larguar dhe shkoi në polici ku bëri kallëzimin.

Kjo vuri në lëvizje efektivët që vunë në pranga shqiptarin. Raportohet se shqiptari ka thënë pas arrestimit se pas asaj që ndodhi, ka kërkuar vajzën me qëllimin për ti kërkuar falje për ç’ka ndodhi dhe se ai nuk donte të bënte asgjë kundër vullnetit të saj.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI